Rusia do të përzërë diplomatët e Mbretërisë së Bashkuar ‘së shpejti’, ka thënë ministri i Jashtëm i Rusisë, si përgjigje e dëbimit të 23 diplomatëve të saj nga Britania.
Ministri i Jashtëm Sergei Lavrov tha për median Ruse së dëbimi i diplomatëve “pa diskutim’ do të ndodhë.
Mbretëria e Bashkuar e ndërmori veprimin e saj për dëbimin e diplomatëve rus, pasi Moska refuzoi të japë shpjegime mbi përdorimin e agjentit nervin, i prodhuar në Rusi, mbi ish- spiunin rus dhe të bijën.
Rusia ka mohuar se ishte e përzjerë në këtë çështje dhe e konsideroi akuzën e bërë nga Theresa May si “çmenduri”.
Rusia e përshkroi qëndrimin e Mbretërisë së Bashkuar se të papërgjegjshëm dhe të pambështetur nga prova.
Kur u pyet se kur do të ndodhë dëbimi i diplomatëve, zoti Lavror ka thënë “Absolutisht shpejt! Këtë ua premtoj”.
Veritas.com.al/