Presidenti i Shteteve të bashkuara, Donald Trump ka thënë se ‘vrasës mashtrues’ mund të jenë prapa zhdukjes në Turqi të  gazetarit Saudit, Jamal Khashoggi.

Duke folur para reporterëve pas një bisede telefonike me Mbretin Salman, ai tha se lideri Saudit ka mohuar prerazi se di gjë për atë që ka ndodhur me zotin Khashoggi.

Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara, Mike Pompeo nisi menjëherë fluturimin drejt Arabisë Saudite.

Hetuesit Saudit dhe Turq po hetojnë në konsullatën saudite të Turqisë për të gjetur kur ishte parë për herë të fundit gazetari Khashoggi.

Zyrtarët Turq besojnë se zoti Khashoggi është vrarë në konsullatë nga agjentët Saudit afërsisht dy javë më parë, por Ryadh e ka mohuar me forcë.

Çështja ka tensionuar lidhjet e Arabisë Saudite me aleatët më të ngushtë në Perëndim.

Veritas.com.al/