Edhe pse luftoi si ‘luan’ Gramoz Ruçi për të shpëtuar ‘lëkurën’ e Saimir Tahirit, me sa duket nuk po arrin ta mbajë peshën e ‘nderit’. Më në fund, çështja po precipiton te votimi në Këshillin e Mandateve. Gjithë barra dhe nderi bie mbi deputetin e LSI që ndodhet në këtë Këshill, zoti Nasip Naço, ish ministër i Drejtësisë.

Zoti Naço ka deklaruar në mënyrë elegante se ‘askush nuk duhet të fshihet pas imunitetit, as Tahiri, as unë, askush”. Me këtë frazë ai ka lënë të nënkuptohet se do të votojë për heqjen e imunitetit dhe burgosjen e Saimir Tahirit.

Partia Socialiste, përmes kryetarit të Kuvendit, Ruçi, kryetarit të komisionit që është socialist (nuk mbahet mend emri i tij), si dhe ministrit të Brendshëm Fatmir Xhafaj, përdoren të gjitha makinacionet: Kërcënimin, superpushtetin në Kuvend, oferta për blerje deputetësh, kërcënimin, manipulimin e procedurave, zvarritjen në kohë,…, por nuk ia dolën që të mbrojnë Saimir Tahirin.

Pas një pushimi të shkurtër të Këshillit, pritet mbledhja ku do të votohet.

Zoti Naço që ka në dorë votën përfundimtare ka thënë se “këta prokurorë nuk kanë interferenca politike. Prokuroria po punon në mënyrë profesionale. I bëj thirrje grupit të PS që të mos mbrojë, por t’i hapë rrugë këtij procesi”.

M parë vetë zonja Kryemadhi, kryetare e LSI ka deklaruar se partia e saj është pro- heqjes së imunitetit për Saimir Tahirin.

Veritas.com.al/