Sot në Tetovë u realizuar ceremonia e kremtimit të 25 vjetorit të themelimit të Universitetit të Tetovës.

Në nder të njërit nga themeluesve dhe rektorit të parë të Universitetit, Fadil Sulejmani, komisioni ka bërë edhe një kërkesë zyrtare për ndryshimin e emrit të këtij tempulli të dijes në “Universiteti i Tetovës – Fadil Sulejmani”, transmeton BON ZO.

Shtatorja e Fadil Sulejmanit dhe lapidari i flakadanit që u punuan me mjeshtri nga artistë skulptorë nga Shqipëria, iu dhuruan universitetit në këtë ditë feste  nga filantropi ynë Lazim Destani. Por nga ceremonia e sotme mësuam edhe arsyen e kësaj lidhje të ngushtë miqësore e cila nuk është përmendur asnjëherë më herët nga vetë filantropi.

Bashkëshortja e Fadilit, Znj. Haxhere Sulejmani, para publikut prezent veçanërisht ju falënderua biznesmenit tetovar Lazim Destani, që kishte përkrahur idealin e bashkëshortit të saj që në fillimet e para, e deri në kohën kur për tre muaj radhazi i kishte ndihmuar gjatë mjekimit në spitalet elitare Gjermane, në kohën kur ai vuante nga sëmundja e kancerit.

Fadil Sulejmani, Lazim Destani vazhdojnë të ngelen figura me të cilat populli jonë dhe shqiptaria mburren me shpirtin e tyre humanist dhe me kontributin e madh që ata kanë bërë për arsimin shqip.

Falë Z. Destanit, kujtimi i veteranit të arsimit shqip Fadil Sulejmani do të mbetet i gjallë përmes shtatores përkujtimore në hyrje të tempullit për të cilin ai dha gjithçka! /BonZo.info/

VERITAS.COM.AL/