Ekziston një propozim konkret për ngritjen e një baze detare të NATO-s në Durrës.
Ky angazhim është në vazhdën e atij të ngritjes së bazës ajrore të organizatës ushtarake më të madhe në botë, në qytetin e Kuçovës. Një bazë kjo, e cila cilësohet si me një rëndësi shumë strategjike jo vetëm për vendin, por edhe për gjithë rajonin.
Mbi këtë premisë, Rama i ka bërë sërish thirrje Kuvendit të shtetit fqinj, Maqedoni e Veriut, që ta pranojë propozimin e Macron-it.
Ndërsa, nga ana tjetër, pavarësisht se ka vlerësuar bisedimet e fundit me Bullgarinë, kryeministri i ka qëndruar besnik deklaratës të mëparshme se ngërçi nuk është trajtuar në mënyrën më të mirë prej Sofjes.
Megjithatë, ai e ka quajtur “ujë që ka kaluar nën urë” gjithë çështjen.
Pritshmëritë e Ramës për procesin, sërish janë të papërfillshme, sipas tij, pasi Shqipëria e ka bërë gjithçka është e nevojshme dhe mbetet vetëm të presë vendimin e të mëdhave.
E vetmja që ka rëndësi për të, është fakti se dinjiteti i shqiptarëve është zë-lartë në çdo tryezë, po aq sa dinjiteti i çdo populli tjetër evropian.