Anëtarët e Këshillit Bashkiak të Kukësit kanë kërkuar lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve për protestën në Rrugën e Kombit.

Pas mbledhjes së pasdites së sotme ata kanë përgatitur një deklaratë me 5 pika ku kërkojnë lirimin e 47 të arrestuarve, ndryshimin e tarifës për banorët e Kukësit si dhe largimin e forcave speciale nga qyteti.

“Ngjarjet e ditës së djeshme të ndikuara nga rrethana të bëra të njohura para fillimit të protestës degjeneruan në akte të dhunshme. Si rrjedhojë situata doli jashtë kontrolli. Distancohemi nga çdo akt dhune. Ne anëtarët e Këshillit Bashkiak kërkojmë:

-Lirimin e të gjithë të ndaluarve nga forcat e rendit;

-Ndalimin e arrestimeve të mëtejshme;

-Largimin e forcave speciale nga Kukësi të cilat janë munduar të ushtrojnë terror gjatë arrestimeve;

-Deklarojmë se tarifa për Rrugën e Kombit është e panegociueshme;

-Çdo tentativë për negociata nuk merret në konsideratë deri në lirimin e të arrestuarve”.

Veritas.com.al/