Gaz lotsjellës për herë të katërt në Kuvend! Kështu mund të titullohet kronika më e fundit e gazit lotsjellës në Kosovë… Lëvizja ‘Vetëvendosja’ nuk lejoi nisjen e seancës për ratifikimin e Demarkacionit.

Kjo është hera e katërt që partia tashmë e ndarë, ka hedhur  gaz në Kuvendin e Kosovës.

Pati reagime të shumta nga ndërkombëtarët. Madje, pati edhe takime mes VV-së dhe tyre, por e kotë.

Herën e parë gazi u hodh nga Xhelal Sveçla e Fitore Pacolli. Herën e dytë gazi u hodh nga Sali Zyba. Herën e tretë sërish kishte hedhur Sveçla.

Policia e Kosovës e ka konfirmuar se pesë deputetë janë shoqëruar në Polici

Policia e Kosovës, bazuar në vendimin e kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ka ndërmarrë veprime profesionale për zbrazjen dhe kontrollimin e sallës së Kuvendit.

Mirëpo, një gjë e tillë për lirimin e sallës së Kuvendit është refuzuar nga disa deputetë, Policia e Kosovës është detyruar që të veprojë për zhvendosjen e deputetëve nga salla, për të vazhduar me procedura të mëtutjeshme ligjore.

Po ashtu, bazuar në urdhëresën e Prokurorisë, Policia e Kosovës ka shoqëruar në polici pesë  deputetë, të cilët dyshohet se kanë hedhur gaz lotsjellës në sallën e Parlamentit, sipas mediave kosovare.

Veritas.com.al/