99% e dietave janë ndërtuar me qëllim që të bëjnë një lojë të vogël për të mashtruar trupin dhe për ta manipuluar që të humbë peshë. Në më të shumtën e rasteve kot mendoni se manipuluat.

Loja që po luani me trupin nuk ka efekt. Ju e bëni “lojën” duke prerë grupin “makro” të ushqimit (domethënë proteinat, karbohidratet, yndyrën), ose duke kufizuar kaloritë. Kjo GJITHMONË të çon në dështim. Sepse me këtë mënyrë veç mund ta mashtrosh trupin për një kohë të shkurtër, por ai si një rebel i vërtetë kthehet pas; shpesh herë jo veç aq sa ishte, por edhe me disa “pound” shtesë.

Pusho së menduari se ndonjë gjë e mirë do të ndodhë brenda natës. Kjo mënyrë e humbjes së peshës është vrasëse sepse krijon “teatrin” e trupit për të mashtruar drejt një arritjeje negative me rezultate të shkurtra kundërproduktive.

/Veritas.al.com/