Senatori Republikan, John McCain, ishh kandidat pë president në Shtetet e Bashkuara, i ka kushtuar vëmendjen kryesore- siç duket- takimit me liderin e Opozitës konservatore në Tiranë, Lulzim Basha.

Kryetari i PD-së, Lulzim Basha ka zhvilluar një takim me senatorin John McCain, i cili po zhvillon një tur vizitash shtetërore në vendet e Ballkanit.

JA si e vlerëson zoti Basha takimin me John McCain:

“Kënaqësi dhe nder i veçantë takimi i sotëm me Senatorin John McCain, një mik i madh i Shqipërisë, Kosovës dhe shqiptarëve.

Heroi amerikan, që ka sakrifikuar për kauzën e lirisë, ka qenë përherë një zë i fuqishëm në krah të përpjekjeve të shqiptarëve për liri, demokraci dhe integrim në botën euro-atlantike”, shkruan Basha në Facebook, ndërsa ka bërë publike edhe një foto gjatë takimit.

/Veritas.com.al/