Me sa duket Policia kishte sekuestruar një sasi duhani, që prodhohet në Shkodër. Nuk dihet arsyeja e sekuestrimit, ndoshta për “pagesa faturash”, ose për ndonjë “muhabet të pambajtur” ryshfeti mes qytetarësh dhe  Policisë.  Por ajo që duket edhe në videon e mëposhtme, qytetarët kanë ndaluar një makinë që iu ka marrë mallin nën kujdesin e Policisë.

Në momentin e revoltës së qytetarëve që thonë se “janë të grabitur nga Policia”, ka ndërhyrë shefi i seksionit kundër Krimit, Pjerin Lazri, i cili ka nxjerrë armën e zjarrit dhe i është drejtuar një qytetari në shenjë.

Video e mëposhtme tregon sa pa ardhur akoma detaje të tjera.

Veritas.com.al/