
Një gjykatës federal i Texas, ditën e Premte deklaroi se ligji ‘Obamacare’ shkel Kushtetutën, gjë që duket se do ta dërgojë vendimin drejt Gjykatës së Apelit të shkallës së Pestë.
Gjykatësi Reed O’Connor, një gjykatës i Distriktit në SHBA për Veriun e Texas, i emëruar nga ish- presidenti George W. Bush, vendosi se ‘Obamacare’ shkel Kushtetutën.
Njëzet prokurorë të përgjithshëm Republikan bënë një padi ndaj Texas v. Azar, i cili kërkoi nga gjykata që të vendoste se Akti Akti i Kujdesit të Përballueshëm (ACA) dhunon Kushtetutën.
Gjykatësi vendosi se mandati individual i ligjit shkel kushtetutën dhe prandaj gjithë ACA dhunon Kushtetutën.
Gjykatësi O’Connor konkludoi se kujdesi shëndetësor është një ‘aferë e ngarkuar politikisht- duke shkaktuar emocione dhe testuar qytetarinë’.
Veritas.com.al/