Kjo ka ndodhur vetëm në qytetin e Fierit dhe ka ndodhur dje në protestën e PD-LSI kundër qeverisë. Publiku është njoftuar se një efektiv i Policisë që ruante rendin publik është plagosur rëndë në kokë me mjete të forta; ndërsa emri i tij el vetëm sot:
Ky person i çuditshëm na ishte punonjës publik në Bashkinë e Mallkastrës ku qeveris opozita.
Sot arrestohet punonjësi i Bashkisë Mallakastër, që goditi punonjësin e policisë të FNSH, Aranit Karemani me gur në kokë gjatë protestës së djeshme të zhvilluar në Fier. Policia thotë se ka arrestuar 56 vjeçarin Pëllumb Isufaj nga Drenova me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë e Mallakastrës.
Policia ka dhënë njoftimin:
Në vijim të veprimeve hetimore dhe pas analizimit të pamjeve filmike dhe provave të tjera të mbledhura, u bë identifikimi i personit që goditi me gur në kokë punonjësin e policisë.
Si rezultat, rreth orës 13:10 u kap dhe u arrestua shtetasi P.I, 56 vjeç, banues në Ballsh (me detyrë inspektor mjedisi në Bashkinë Mallakastër).
Në vijim të veprimeve të kryera, policia e Fierit ka proceduar penalisht në gjendje të lirë edhe 10 shtetas, si edhe janë shpallur në kërkim dhe po punohet për kapjen e 2 shtetasve të tjerë.
Materialet e provës i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprat penale “Kundërshtim me dhunë i punonjësit të policisë së rendit publik”, “Goditje për shkak të detyrës” dhe “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime dhe manifestime të paligjshme”.
Veritas.com.al/