Dhjetëra qytetarë po presin në radhë në qendrën e konsultave ne QSUT, në 40 gradë C.
Këtë të mërkurë vijojnë të jenë prezente masat ajrore me origjinë afrikane duke diktuar në vendin tonë mot të kthjellët dhe të nxehtë.
Agjencia LSA ka publikuar foto të qytetarëve që presin, të cilët janë strukur nën hije për të shmangur rrezet e forta të diellit.
Nuk mund të lëmë pa përmendur se shumica e tyre janë të moshuar, të cilët janë më të rrezikuar nga sëmundjet.
Qytetarët shqiptarë shpeshherë përballen me pritje me orë të tëra në institucionet shëndetësore.