Tensionet mes SHBA dhe Iranit po rriten gradualisht për javë dhe njoftimi i Presidentit Trump të enjten se një anije e Marinës së SHBA-së rrëzoi një dron Iranian në ngushticën e Hormuzit vetëm shtoi marrëdhëniet e mëtejshme të tensionuara midis dy vendeve. Trump tha se USS Boxer mori masa mbrojtëse pasi droni u afrua me te brenda 1,000 jardeve nga luftanija dhe injoroi thirrjet e shumta për të ndaluar – një akt që presidenti e quajti “provokues dhe armiqësor”.
Irani të premten denoi deklaratën e Trump. “Ne nuk kemi humbur ndonjë dron në Ngushticën e Hormuzit e as në ndonje vend tjetër”, tweetoi zëvendësministri i Jashtëm Abbas Araghchi.
Sipas Jim Hanson, president i Grupit të Studimeve të Sigurisë, i cili shërbeu në Forcat Speciale të Ushtrisë së SHBA, Shtetet e Bashkuara i dërguan një mesazh të rëndësishëm Iranit: Agresioni ka pasoja dhe Amerika do të godase kur të provokohet.
Dhe Presidenti Trump nuk është ish presidenti Obama dhe nuk do të komprometohet nga një marrëveshje bërthamore me të meta.
VERITAS.COM.AL/