Në videot që qytetarët e Kukësit shpërndajnë në rrjetet sociale duken vazhdimisht forcat speciale dhe blindat e policisë që lëvizin në rrugët e qytetit. Që pas protestës kundër taksës në Rrugën e Kombit, duket se qeveria ka vendosur të ndëshkojë dhjetëra vetë, ndërsa mban në qytet forcat speciale për çdo të papritur. Situata duket e tensionuar nga pamjet që publikon ish kryeministri Sali Berisha në rrjetet sociale. Video më poshtë:

Ndërkohë këshilltarët bashkiakë i bënë thirrje Edi Ramës të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar natën e 31 marsit. Në një deklaratë për mediat, kreu i këshillit bashkiak tha se të zgjedhurit vendorë janë të gjithë pro protestës dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/982632821897625/?t=0

Kjo video tregon kontrollin pa paralajmërim në lokalet e Kukësit

https://www.facebook.com/SaliBerisha/videos/982674605226780/?t=0