Nga: Ciara Nugent
Zgjedhjet e 7 shkurtit në Irlandë kanë dhënë një rezultat tronditës, me partinë nacionaliste irlandeze Sinn Féin që fitoi më të shumtat vota të para te preferencës dhe mundi dy partitë e qendrës së djathtë që kanë qeverisur gati një shekull.
Sinn Féin, e cila bëri fushatë për ribashkimin e Republikës së Irlandës dhe rajonit britanik të Irlandës Veriore, ka fituar 24.5% të votave te preferencës së parë – një rritje prej 10.7% nga pjesa e saj e votave në 2016.
Fine Gay, partia e kryeministrit aktual Leo Varadkar, mori 20.9% të votave, ndërsa rivalët e saj tradicionalë Fianna Fáil morën 22.2%.
Por fitorja e Sinn Féin është ndërlikuar nga vendimi i partisë për të përballur rreth gjysmën e kandidatëve parlamentarë të dy partive te establishmentit. Ndërsa një ditë e dytë e numërimit vazhdon, Fianna Fáil parashikohet të përfundojë me shumicën e deputetëve edhe nëse nuk ka votat më të preferuara të para. Sinn Féin ka të ngjarë të përfundojë partia e dytë më e madhe në parlament.
Para votimit, si Fianna Fáil dhe Fineael u zotuan të mos hyjnë në një koalicion me Sinn Féin, duke përmendur shqetësimet si mbi platformën e saj të majtë të politikës edhe mbi historinë e saj si krahu i Ushtrisë së përkohshme Republikane Irlandeze (IRA), një grup paramilitar që zhvilloi një fushatë të dhunshme për t’i dhënë fund sundimit britanik në Irlandën Veriore në fund të shekullit të 20-të. Por suksesi i pashembullt i Sinn Féin mund t’i bëjë presion liderëve politikë të rimendojnë linjat e tyre të kuqe.
Mbetet një pasiguri e madhe se kush do ta drejtojë Irlandën në një epokë të re politike. Ja se çfarë duhet të dini për rezultatin.
Kush fitoi zgjedhjet irlandeze?
Ne nuk dimë me të vërtetë akoma se si aktualisht po numërohen votat me përparësi të dytë. Sipas sistemit zgjedhor të pazakontë të Irlandës, votuesit zgjedhin një grup deputetësh për të përfaqësuar zonën e tyre lokale në parlament. Kandidatët duhet të fitojnë një pjesë të caktuar të votave në një zonë për të marrë një nga vendet e lokalitetit. Në votimin e tyre, votuesit specifikojnë një preferencë të parë, të dytë dhe të tretë, etj. Sapo një deputet të ketë votat e mjaftueshme për t’u zgjedhur, pjesa tjetër e votave të tyre mund të transferohen te kandidatët e tjerë, në proporcion me sa vota me preferencë të dytë ata fituan. Kjo kërkon disa raunde të numërimit.
Megjithëse Sinn Féin mori votat më të preferuara të para, partitë e tjera do të përfitojnë nga votat me përparësi të dytë. Meqenëse partia nuk e ka pritur kete rezultat, ajo ka kandiduar vetëm 42 kandidatë në 160 vendet parlamentare të Irlandës, që do të thotë se është numri maksimal që mund të marrë – megjithëse numri i fundit do të varet nga mënyra se si do shpërndahen votat në nivel lokal.
Kush është Mary Lou McDonald?
Udhëheqësja e Sinn Féin, Mary Lou McDonald, 50 vjeç, është vlerësuar si një fushatë- bërëse mbresëlënëse nga shtypi Irlandez. Ajo mori përsipër partinë në 2018 dhe përfaqëson një “ndryshim gjeneracional” nga historia kontroversale e Sinn Féin, Theresa Reidy, një profesore e politikës në Kolegjin Universitar Cork tha për TIME para votimit. “Njerëzit e lidhur me konfliktin dhe IRA-n nuk janë më atje.”
McDonald po bën thirrje për një referendum për ribashkimin e Irlandës deri në vitin 2025. Por ajo gjithashtu u bëri thirrje zhgënjimit të votuesve për krizat në kujdesin shëndetësor dhe strehimin që janë formuar nën qeveritë e njëpasnjëshme të qendrës së drejtuar nga Fine Gаel dhe Fianna Fáil, duke premtuar rritje të mëdha të shpenzimeve publike për t’u marrë me të dyja. Një propozim popullor për të zvogëluar moshën e pensionit shtetëror nga 66 në 65 – në vend të një rritje të planifikuar në 67 vitin e ardhshëm – i kapi të dy partitë e establishmentit gafil, duke i lejuar Sinn Féin-it ta vendosë pjesën më të madhe të axhendës në periudhën e fushatës.
Pas rezultateve të para të se Dielës, McDonald u tha mbështetësve se zgjedhjet kishin qenë një “revolucion” në politikën Irlandeze. “Sinn Féin shkoi te njerëzit dhe ne i bindëm ata në një numër shumë të madh se ne jemi alternativa, se ne jemi mjeti për ndryshim.”
Kush votoi për Sinn Fein?
Një exit poll sugjeroi se kishte një ndarje të fortë gjeneracionale në këto zgjedhje. Rreth 32% e njerëzve te moshes 18-34 vjeç mbështesin Sinn Féin, dhe Fianna Fáil duket se ka dalë veçanërisht keq në mesin e ketyre votuesve të rinj.
Mbështetja e Sinn Féin ra vetëm nën 20% midis zgjedhësve mbi 65 vjeç, të cilët favorizuan Fineael dhe Fianna Fáil.
Partia e Gjelbër gjithashtu doli mirë me votuesit e rinj, duke kapur 14.4% të votave nga 18-24 vjeç, sipas exit poll. Në përgjithësi, partia ambjentaliste mori 7.4% të votave me preferencë të parë – gati tre herë më shumë sesa mori në vitin 2016 – duke e vendosur atë në vendin e katërt.
Kush do të formojë një qeveri?
Përqindja e fragmentuar e votave e bën një qeveri koalicioni pothuaj të sigurt. Por fitorja e Sinn Féin dhe ndarjet e thella midis palëve do të thotë se negociatat do të jenë të vështira, komplekse dhe ka të ngjarë të zgjasin një kohë të gjatë. Edhe në vitin 2016, kur Sinn Féin nuk arriti te mbajë pushtetin në parlament, u deshën dy muaj pas zgjedhjeve që partitë të arrinin një marrëveshje që i lejoi Fine Gael të formojë një qeveri. Në atë kohë, Fine Gael përfundoi të drejtojë një koalicion minorance, me opozitën kryesore Fianna Fáil që pranoi t’u jepte atyre mbështetje të heshtur për të siguruar një qeveri të qëndrueshme gjatë Brexit.
Lideri i Fianna Fáil, Micheál Martin kishte thënë më parë se partia e tij nuk do të hynte në një koalicion me Sinn Féin, duke përmendur shqetësimet për politikat e tyre dhe figurat e dyshimta, të pazgjedhura të IRA-s, që disa pretendojnë se akoma mbajnë ndikim në vendimet e partisë. Por duke folur për transmetuesin RTE pas zgjedhjeve, Martin nuk e përsëriti atë pretendim, duke thënë se ai ishte një “demokrat” dhe do të “respektonte vendimin e popullit”. Megjithatë, ai tha se ka “çështje të rëndësishme” mbi pajtueshmërinë midis Sinn Féin dhe Fianna Fáil.
Megjithatë, Varadkar i tha RTE se qëndrimi i partisë së tij ndaj Sinn Féin nuk ka ndryshuar, duke përjashtuar një koalicion midis të dyve.
Të Dielën, McDonald u tha një turme në Dublin se Sinn Féin dëshiron një “qeveri për njerëzit, idealisht pa asnjë nga Fianna Fáil ose Fine Gael.” Ajo tha se kishte filluar të bisedonte me pjesen tjetër te partive të Irlandës, kryesisht grupe të vogla të majta, për të “eksploruar gjatë ditëve të ardhshme nëse kjo është një mundësi”.
Kreu i Partisë së Gjelbër Eamon Ryan ka thënë se partia dëshiron “të flasë me të gjithë” para se të marrë vendime për rolin e saj në çdo koalicion, raporton Irish Times.
Çfarë do të thotë kjo për ribashkimin Irlandez?
Sinn Féin ka thënë se një referendum për ribashkimin e Republikës së Irlandës me Irlandën Veriore deri në vitin 2025 do të ishte një parakusht për të hyrë në koalicion me çdo parti tjetër.
Ndërsa çështjet e brendshme si strehimi dhe shëndeti ishin pothuaj çelësi i suksesit në zgjedhjet e Sinn Féin, përqendrimi i partisë në ribashkimin ka ndihmuar që çështja të kthehet në qendër të vëmendjes – së bashku me Brexit. “Njerëzit nuk do të votojnë për Sinn Féin sepse ata mendojnë se një Irlandë e bashkuar është e afërt por ata janë simpatizantë ndaj idesë”, tha profesori Jonathan Tonge në Departamentin e Politikës në Universitetin e Liverpoolit për TIME para zgjedhjeve. “Për shumë njerëz në Republikën Irlandeze, të paktën është një aspiratë.”
Të dyja Fine Gael dhe Fianna Fáil janë zyrtarisht në favor të një Irlande të Bashkuar, por as duket se janë të prirur të bëjnë një sondazh – një referendum për të vendosur nëse Irlanda Veriore duhet të bashkohet me Republikën e Irlandës — në të ardhmen e afërt. Varadkar më parë ka argumentuar se do të ishte përçarëse dhe nuk do të ofronte asnjë hap të qartë përpara.
Edhe nëse bëhet një sondazh për kufijtë, është e paqartë nëse do të aprovohej si në Republikën e Irlandës ashtu edhe në Irlandën Veriore, e cila do të ishte e nevojshme të fillonte ndonjë proces të unifikimit.
VERITAS.COM.AL/