-Përleshje te dhunshme në paradë: jelekët e verdha në shesh, 175 arrestime. Policia gjuan gaz lotsjellës, rrugë te evakuuara-

Emmanuel Macron nuk fshihet dhe përpiqet ta shfrytëzojë. Ai shfaqet në një «makinë komando», automjet ushtarak 4×4 përpara 237 kuajve të rraces se pastër.

Një paradë nën shenjën e bashkëpunimit dhe simboleve ushtarake evropiane, me Patrouille de France që ndërveprojnë me një aeroplan gjerman të transportit A400M dhe një C130 spanjoll. Është Madhëria e kundërshtuar nga thirrjet e njerëzve: në qiell dhe mbi Champs,sfilojne ekselencat teknologjike dhe ushtarake të Made in France (për të mrekulluar te ftuarit evropianë, sesa bashkëqytetarët). I druheshin droneve ose avioneve pirate. Përkundrazi, u kthyen jeleket e verdha, në këmbë, të armatosur me tullumbace.Fishkellima dhe “buuuu” kur kaloi presidenti. Macron i paturbulluar perpara tullumbaceve të verdha lëshuar në qiell nga Champs-Elysées.Veper e jelekeve te verdha, qe i kane kujtuar edhe vizualisht : “Jemi ende këtu”.Nja dyzet demonstrues bërtasin “dorëheqje”, përpiqen të thyejnë një bllokadë të CRS në rrugën më të famshme në Francë, përpara se të rrethohen nga policia. Tensione që në fund numërojne 175 arrestime; edhe kazanëve te mbeturinave i kanë venë zjarrin.

Por sytë (dhe telekamerat) janë të gjitha për Macron dhe “arsenalin” e tij: 197 automjete, 69 avionë, 39 helikopterë dhe një demonstrim i veçantë futuristik i “Flyboard Air”. Kampioni francez i jet-skive Franky Zapata ben pirueta me një armë në duart e tij. Është platforma futuristike e fluturimit me pesë motorë që Franca synon të përdorë si një mjet për inteligjencën “logjistike ose te sulmit”. Sfilojne edhe emblemat e dhjetë vendeve pjesëmarrëse në Iniciativën për Ndërhyrje Evropiane (IEI) të krijuar një vit më parë nën udhëheqjen e Macron: Franca, Belgjika, Mbretëria e Bashkuar, Gjermania, Danimarka, Hollanda, Estonia, Spanja, Portugalia dhe Finlanda. Midis helikopterëve në Paris ka edhe dy Chinooks britanikë dhe disa robotë (njëri prej të cileve është një projekt franko-gjerman).

Por tensionet rriten. Policia bllokon jeleket e verdha dhe i raporton ato për krime që lidhen me “organizimin e manifestimeve pa leje”, “akte te dhunës kundër personelit të rendit publik” dhe “dëmtimit të pronës publike”, por edhe “mbajtjen e armëve të ndaluara”, bën te ditur kuestura e Parisit. “Ata që donin të parandalonin këtë paradë duhet të turpërohen”, tha ministri i brendshëm Christophe Castaner: “Është një ditë kur vendi bashkohet.” Një video e publikuar nga një gazetar i Huffington Post tregon një nga udhëheqësit e jelekeve të verdhë, Eric Drouet, me tringjyreshin në dorë, i rrethuar dhe “i ekzfiltruar” nga policia që përdor hedhje të panumerta të gazit lotsjellës, duke pranuar: “Zone e evakuuar me forcë ».Te ndaluar dhe rileshuar disa orë më vonë  Maxime Nicolle dhe Jérôme Rodrigues, me një gjobë prej 135 €, të dy liderët në të verdha gati të denonconin për “shkelje të lirive individuale dhe diskriminim për shkak të përkatësisë politike”. I mirembrojtur edhe restoranti luksoz  Fouquet, i cili u rihap dje pas shkatërrimit të marsit.

Disa dhjetra protestues bëne zërin e tyre te degjohet para’Hôtel de Brienne të shtunën mbrëma, ku Macron dha një fjalim kushtuar çështjes së ministrit të ekologjisë François de Rugy:titullari i dikasterit është protagonist i një procesi mediatik që rrezikon te shpërthejë. Revista Mediapart i atribuon atij,me plot fotografi, darka luksoze në ngarkim te taksapaguesve kur ai ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare. Ai këmbëngul: “Jam viktimë.” Por episode të tjera të keqpërdorimeve shfaqen çdo ditë. Macron ende nuk e ka shkarkuar. Dje De Rugy ishte pranë autoriteteve kryesore të ftuara në paradë, Angela Merkel në resht të parë (në kembe për Marseillaise, nuk ka manifestuar dridhje pas rasteve të fundit) dhe  dama e pare Brigitte.

Për këtë edicion të festës kombëtare që kujton marrjen e Bastijes, e treta për Macron, presidenti ka ftuar një duzinë partnerësh në idenë e tij për një ushtri evropiane. “Prioriteti i mandatit tim”, tha ai të shtunën. Përveç kancelares, presidentit në ikje te Komisionit Evropian Jean-Claude Juncker dhe sekretarit të përgjithshëm të NATO-s Jens Stoltenberg. Për të gjithë ata, një drekë në Elysee. Për jeleket e verdhe akoma pranga dhe gjoba.

Veritas.com.al/