Revista satirike Franceze Charlie Hebdo është kritikuar në mediat sociale për karikaturat ku paraqiten viktimat e tërmetit të Italisë si pjata me pasta.
Karikatura që sjell këtë pamje i referohet qytetit Amatrice,një prej zonave më të goditura nga tërmeti prej 6.2 ballë javën e kaluar.
Armtrice është shtëpia e spagetit all’amatriciana, një pjatë me përbërës ku përfshihen salcë domate dhe sallam
Imazhi tregon një njeri të plagosur dhe një grua që i qëndron pranë, nën një pirg mbeturinash ku mund t’i shikohen këmbët. Secila nga figurat emërtohet sipas emrit që ka çdo pjatë me pasta.
Njeriu i lidhur shiohet nën fjalët “penne tomato salce” dhe një grua është paraqitur si “penne gratin”, dhe trupat janë të të shtrirë në hedhurina si llazanjë, ku shkruhet: “Tërmet i Stilit Italian”.
Karikatura ka bërë xhiron në mediat sociale si në Itali edhe në gjithë globin; dhe ka zënë vend në faqet e shtypit italian si në gazetat “La Stampa” dhe “Corriere della Serra”.
Nuk është hera e parë që #CharlieHebdo është përdorur në mediat sociale për të shprehur nëpërkëmbje me njërën ose me tjetrën karikaturë.