(FOTO: Chelsea dhe Hillary Clinton)
Nuk është ndonjë sekret që të thuash se bashkë me Hillary dhe Bill Clinton, edhe vajza e tyre është përzierë në vjedhjen e fondeve të bamirësisë nga “Fondacioni Clinton”- sipas “Concervative Fighters”.
Ish këshilltari më i afërt i Bill Clinton, Doug Band, ka referuar mbi e-mailet e janarit 2012, se si i shpenzonte Chelsea fondet e Bamirësisë së Fondacionit Clinton.
Ai thotë se “Hetimet se si u paguan paratë për fushatën, duke përdorur burime të Fondacionit për dasmën dhe shpenzime të ditës gjatë dekadave, u nxorën nga prindërit e saj”. Ai i hkruante John Podesta-s: “Shpresojmë se ju do të bisedoni me vajzën dhe prindërit e saj dhe t’i jepni fund kësaj. Menjëherë duhet të ndërpritet kjo rrugë…”.
Disa e-maile të tjera janë zbuluar rreth kësaj sjelljeje me fondet, sepse Chelsea jo aq e zgjuar, ia kishte treguar motrës së George W. Bush. Por ajo për këtëgjë tha se “Një fëmije të Bush-ëve dikush i tha diçka, ndoshta një operativ brenda partisë republikane”.
“The Conservative…” shkruan se kjo do të thotë se Chelsea mund ta gjejë veten në burg, në krah të nënës së saj. Media amerikane shkruan në mënyrë të figurshme se është interesante se si “molla nuk bie larg nga pema e mollës”, dhe kështu First Doughter është aq afër në krimin e përdorimit të fondeve sa ç’është edhe e ëma, First Lady Clinton.
/Veritas.com.al/