Aktorët Amerikan Chris Pratt dhe Anna Faris kanë njoftuar se janë duke u ndarë pas tetë vjetësh në martesë- përmes një deklarate të përbashkët që e shpërndanë në media.

Çifti, që u takua në vitin 2007 gjatë realizimit të filmit romantik komedi, “Take Me Home Tonight”, tha se përpjekjet për të ruajtur marrëdhënien, kanë  dështuar.

“U përpoqëm shumë dhe për kohë të gjatë, dhe jemi vërtet të dëshpëruar”, shkroi Pratt në një postim në Facebook ditën e shtune.

Pratt, 38 vjeç, dhe Faris, 40, u martuan në vitin 2009. Ata kanë një djalë që quhet Jack.

“Djali ynë ka dy prindër që e duan shumë dhe për hir të tij ne duam ta mbajmë këtë situatë sa më shumë private duke shkuar përpara”, shkruajnë në deklaratë.

Veritas.com.al/