Partia Socialiste voton për përjashtimin nga Grupi Parlamentar të deputetes Elisa Spiropali, ish-kryetare e Kuvendit dhe ish-ministre e Jashtme, pas përplasjeve të fundit politike brenda familjes socialiste.

Gjatë Asamblesë së fundit socialiste ajo u shkarkua nga funksionet në forumet e PS-së pas propozimit të kryetarit dhe njëkohësisht kryeministrit Edi Rama, kurse sot gjatë mbledhjes së grupit të PS u votua pro përjashtimit të saj nga grupi.

Deputetët Bledi Çuçi dhe Erion Braçe mësohet se abstenuan në votën e tyre.

Kryeministri Edi Rama, gjatë Asamblesë së Partisë Socialiste kërkoi votimin për përjashtimin e Elisa Spiropalit dhe Plarent Ndrecës.

Sipas informacioneve, në votimin e zhvilluar sot në Grupin Parlamentar të PS-së, shumica ka mbështetur përjashtimin e Spiropalit, ndërsa Bledi Çuçi dhe Erion Braçe kanë abstenuar

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *