(FOTO: Devbir, Jasbir and Bhupinder Kalsi (nga e majta në të djathtë)/

Një çift indian fluturoi 8,000 milje (13,000km) për të ndihmuar “disiplinimin” e nuses së djalit- sipas Policisë në Florida.

Jasbir Kalsi, 67vjeç, dhe gruaja e tij Bhupinder, 62 vjeç, thuhet se kanë udhëtuar nga rajoni Punjab deri në qarkun e Hillsborough për të ndihmuar “me këshillime dhe disiplinim” gruan e djalit të tyre Devbir.

Silky Gaind u gjet e goditur dhe e mavijosur nga oficeri i policisë ditën e Shtune pasi mori një mesazh nga prindërit e saj.

Vjehrri dhe vjehrra, plus burri, tani ndodhen para akuzave të disafishta.

Vjehrri, i cili bashkë me gruan e tij që qëndruan si vizitorë për rreth një muaj, është gjetur me një thikë me vete, që dyshohet se disa herë ia ka afruar te qafa nuses së djalit për ta vënë “në disiplinë”.

‘Këta do të më vrasin’

Zonja Gaind, 33 vjeç, ka qenë e izoluar në shtëpi për disa kohë para se të mbërrinte sherifi i qarkut të Hillsborough, raportojnë mediat lokale.

Madje edhe atëherë, familja tentoi të pengojnë sherifin që të hyjë në shtëpi. Ata iu kanë bërë thirrje oficerëve që të kthehen mbrapsht edhe pse  zonja Gaind iu ka kërkuar ndihmë për vete dhe për vajzën e saj një vjeç.

Nga dëgjesa në Gjykatë ditën e  Diele, zonja Gaint i tha gjykatësit se burri i saj 33 vjeç e kishte lënë atë mes frikës gjatë gjithë jetës.

“”Jam shumë e frikësuar, natën e kaluar ai më tha se do të më vriste në qoftë se e tregoja në polici. Ai mund të më vrasë, e dini ju? Ai më tha se do policisë do t’i duhen 10 minuta që të mbërrijë, por gjatë kësaj kohe mund të më vriste dhe pastaj të vriste veten”, tha ajo sipas Bay News 9.

Veritas.com.al/