Vetëm pesë ditë pasi ishin martuar, një çift bashkëshortësh në Librazhd është vetë helmuar ku për pasojë 19 vjeçarja Rezarta Hajdari humbi jetën, ndërsa bashkëshorti i saj, Olsiani, është në gjendje të rëndë në spital.
Çiftin e gjeti nëna e djalit në dhomën e tyre, të cilën e kishin kyçur.
Ndërkohë detaje të reja janë zbuluar nga hetimi rreth kësaj ngjarjeje të rëndë.
Pista ku po hetohet është edhe ajo e një helmimi të mundshëm që persona të tjerë mund t’i kenë bërë çiftit të sapomartuar.
Të dy të të rinjve- sipas mjekëve- u vinte aroma fotoksinë, por asnjë ambalazh fotoksine nuk është gjendur në dhomën ku u gjetën të rinjtë.
Vajzës në morgun e qytetit ka nisur ti ndjehet era e fortë e helmit, pasi në momentet e mbërritjes në spital mjekët ishin të paqartë në lidhje me helmin.
Sipas shpjegimit të mjekut reanimator dhe toksikologur, sasia e fotoksinës është e madhe. Fotoksina mendohet të jetë futur në ushqim ose në pije.
Sipas ekspertëve, nevojiten disa orë nga konsumi që era e fotoksinës të përhapet si aromë pasi është tretur në organizëm lëngu apo ushqimi në të cilën është shoqëruar.
Policia e Elbasanit dyshon që çifti i të rinjve të jenë helmuar, jo vetë -helmuar, megjithatë kjo mbetet ende një pistë për të cilën policia po merr në pyetje persona të afërm të familjes.
Veritas.com.al/