(FOTO: Selia e Bashkisë, Kavajë)/

Kavaja do të votojë më 25 qershor për kreun e ri të Bashkisë dhe për deputetët, njëkohësisht.

Përditë e më shumë po shtohen hamendjet se kush do të jenë kandidatët për kryetarë bashkie nga forcat politike, që do të zënë këtë post, pas largimit të Elvis Rroshit.

Burime që thonë se janë të besueshme bëjnë të ditur se Partia Demokratike, e ka vendosur se me cilin kandidatë do të konkurrojnë në këto zgjedhje, ku kërkojnë të fitojnë Bashkinë Kavajë. Opozita pritet të zyrtarizojë kandidaturën e kreut të bashkisë Kavajë, Isa Sakja, aktualisht mban postin e kryetarit të degës së PD-së Kavajë. Nga ana tjetër, ka të dhëna se Partia Socialiste do të paraqesë të njëjtin kandidat që ishte edhe për zgjedhjet e 7 Majit, ajo e Klodian Shehit.

“Do të rikandidoj sërish. Kam mbështetjen e bazës dhe të kryeministrit” është shprehur Shehi për mediat, një ditë pas lajmit të anulimit të zgjedhjeve dhe dorëheqjes së tij nga kandidat për kryetar bashkie Kavajë.

/Veritas.com.al/