(FOTO: Autori i librit, Michael Wolff/ BBC)/

Libri nuk është shpërndarë akoma, por megjithatë ka nisur të aërë vende kryesore në titujt e parë të mediave.

Sekretare për shtypin e presidentit Donald Trump, zonja  Sarah Sanders, ka refuzuar përmbajtjen e librit “Fire and Fury: Inside the Trump White House”  si një “fantazi e një tabloidi pa vlerë”.

Por Wolff thotë se ka një akses të nivelit të lartë, e përbërë nga 200 intervista me zotin Trump dhe stafin e tij rreth 18 muajve.

Çfarë dimë rreth vetë autorit të librit?

Michael Wolff, 64 vjeç, ka shkruar rregullisht editoriale në disa gazeta, por sidomos për revistat “New York” dhe ‘Vanity Fair”.

Stili i tij tipik që u jep lexuesve shfaqje të lehta mbi brendësinë e subjektit, shpesh mbi organizimin e mediave dhe manjatët që qëndrojnë pas tij.

Disa nga krijimet e tij kanë dhënë provat e një autori kontraversal dhe me raportime të dyshimta.

Veritas.com.al/