Nga Laert Skiro/

Hoyt Brian Yee duket se vjen, jo nga Shtetet e Bashkuara, por nga Budva ose nga Shkupi. Ai ka qenë në misiione n diplomatike në periferinë e shtetit tonë. Në Mal i Zi ka qenë me misionin për të ndarë shtetin e vogël Ballkanik nga Serbia, ndërsa në Maqedoni për të shuar krizën e rëndë politike të vendit.

Ndarja e Malit të Zi është kryer, ndërsa kriza në Shkup ka mbërritur në nivele të larta, deri në gjakosjen e Parlaentit.

Hoyt Brian Yee vjen sot me ‘tam- tame’ shumë të mëdha të krijuar nga mediat vendëse se ‘ do t’ia rregullojë qejfin’ Demokratëve, ose thënë më thjsht me aureolën sikur ky do të zgjidhë gjithçka si ‘me magji’.

Shpresat për gjetjen e një zgjidhjeje nën kujdesin e këtij diplomati amerikan duken shumë minimale. Aq më tepër që para se të mbërrijë në Tiranë, Yee ka lëshuar lajme se do të thërrasë në takim qeverinë dhe opozitën e opozitës politike që po proteston presj më shumë se 80 ditë. Një nga oraret ë të përfolura të zotit Te për takim, është takimi me deputeten ‘e rebeluar’ të PD, Majlinda Bregu. Bregu kohët e fundit është angazhuar publikisht në luftë për minimizimin e aktiviteteve të PD, që sipas analistëve është në akordancë me qeverinë që thotë se ‘PD nuk do të ekzistojë’.

Misioni i paramenduar e zotit Yee krijon, natyrshëm, një mur mes realitetit këtu dhe asaj çfarë mbart ai në çantën e tij.

Analizat e bëra në prag të vizitës së Yee e lidhin atë me George Soros dhe misionarët e tij në shtetet ballkanike. Realisht Yee vjen nga administrata e Hillary Clintion dhe Obama dhe jo si pjesë e re e administratës Trump. Ai ka nisuur punën në Departamentin e Shtetit në viitn 2013 si zëvendës i zonjës Dulan që dha dorëheqjen menjëherë sapo fitoi Trump, pasi siç tha në një mënyrë gatis kandaloze ‘nuk mund ta shikonte me sy Trumpin’. Dulan është e njohur për publikun tonë, sepse misionet e saj të dështuara për zgjidhje krizash, kanë qenë të shpeshta.

Zoti Yee, sot e kësaj dite është zëvendës i Dulan, e cila nuk ekziston më në administratën ee Dapartamentit të Shtetit.

Para viti 2013, diplomati Yee ka shërbyer në misione diplomatike në Podgoricë, Selanik, Kroaci, Kabul.

Misioni i tij në Tiranë duket se do të jetë një përplasje mes aspekteve të doktrinës aktuale Trump, dhe administratës së kaluar Obama.

Burimet thonë se Yee do të zhvillojë një takim me kreun e PD-së, Lulzim Basha në orën 14:45. Por ajo që do jetë ndryshe nga herët e tjera, Basha nuk do të jetë i vetëm në këtë takim. KJo dëshmon se ka takime ‘të kujdesshme’ por jo produktive.

Veritas.com.al/