Sokol Dervishaj pritet të marrë “bekimin” e Presidentit të Republikës si Ministër i ri i Transporteve pas dorëheqjes së ministrit Edmond Haxhinasto. Dervishaj është “i deleguar” në qeveri nga Lëvizja Socialiste për Integrim m(LSI). Dervishaj  është anëtar themelues dhe anëtar i Kryesisë i Lëvizjes Socialiste për Integrim, një nga njerëzit kurrë i ndar nga Ilir meta, kryetar i LSI

Ka ushtruar detyrën e Zv.Ministrit të Punëve të Jashtme, Zv.Ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë, si dhe ka qenë i zgjedhur Kryetar i Këshillit Bashkiak të Tiranës.

Është diplomuar në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, Master në Studime Ndërkombëtare në “King’s College” (Londër), Studime Strategjike në Kolegjin Mbretëror Të Studimeve të Mbrojtjes (Londër), ka ndjekur Kursin e Nivelit të Lartë në Kolegjin Mbretëror të Shkencave Ushtarake (Britani e Madhe), Politika Publike në Shkollën e Qeverisjes të Universitetit të Harvardit.

Ka ndjekur Programin e Marrëdhënieve Trans-Atlantike të “German Marshall Fund” të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, si dhe Programin e Lidershipit të Vizitorit Ndërkombëtar të Departamentit Amerikan të Shtetit.