Emri i Valdrin Pjetrit si kandidat i Partisë Socialiste për Bashkinë e Shkodrës për zgjedhjet e 30 qershorit nuk ishte katapultimi i një njeriu pa përvojë dhe pa kontribute si punonjës dhe drejtues i lartë në administratën shtetërore.

Në maj të 2018 ai mori postin e kreut të Hipotekave, deri kur ky institucion u shkri në fillim të këtij viti, për t’iu bashkuar Agjencisë Shtetërore të Kadastrës. Para se të merrte këtë detyrë. Pak para zgjedhjeve të këtij viti u emërua prefekt i Qarkut të Shkodrës.

Këto ishin dy pozicionet e fundit të mbajtura prej tij para 30 qershorit. Valdrin Pjetri ka shërbyer në disa pozicione drejtuese në Ministrinë e Brendshme dhe në Ministrinë e Mbrojtjes.

Nga viti 2010 deri 2014 ka mbajtur detyrën e Administratorit të Agjencisë së Pasurive të Sekuestruara dhe Konfiskuara në kuadër të ligjit antimafia. Më pas mori detyrën e drejtorit në Drejtorinë e Pronave në Ministrinë e Mbrojtjes. Ai ka mbejtur edhe pozicionin e kryetarit të Komisionit të Demontimit të Municioneve po në këtë ministri.

Në 2015 u emëruar drejtor i Përgjithshëm i Shërbimeve Mbështetëse në Ministrinë e Mbrojtjes. Sa i takon formimit profesional, Valdrin Pjetri ka përfunduar studimet për Financë në Fakultetin Ekonomik të Tiranës. Nga 2012 deri në 2014 ka punuar si pedagog i jashtëm në Universitetin Europian të Tiranës.

Pjetri gëzon një diplomë “Kursi i Lartë i Sigurisë dhe Mbrojtjes Kombëtare” dhe certifikatën “Për Drejtim Strategjik” lëshuar nga Britania e Madhe. Ai është i certifikuar edhe si auditues i brendshëm dhe zotëron gjuhët e huaja anglisht dhe italisht.

VERITAS.COM.AL/