(FOTO: Donald Trump)
Presidenti i zgjedhur, Donald Trump, nuk ka shpallur akoma cili do të jetë Sekretari i Shtetit i Shteteve të Bashkuara në Presidencën e tij.
Media vazhdon të spekulojë me emra kandidatësh.
Breitbart News që ka ndjekur nga afër gjithë fushatën elektorale të Donald Trump, ka bërë një pyetësor me pesë emrat që kjo media prezumon se mund të jenë kandidatë për Sekretar Shteti.
Pyetja që shtrohet është: Cili nga këta pesë emra mendoni se do të jetë Sekretar Shteti?
- Ish Drejtori i CIA, David Petraeus?
- Ish Përfaqësues i SHBA, Dana Rohrabacher?
- Ish kryetar i Bashkisë së New York City, Rudy Giuliani?
- Ish Guvernator i Massachusetts, Mitt Romney?
- Ish ambasador i SHBA në OKB, John Bolton
/Veritas.com.al/