
Deklarata e Ramës:
Kërkova të kuptoj më shumë, u ndesha me një vendim të një prokuroreje, zonja Gjeli, që më la pa fjalë. Është pabesueshme, deri në kufijtë e llahtarshme, që një prokurore e republikës së Shqipërisë, që përpara trajtimit të një krimi ndaj pronës publike, ndaj një zonë ligjërisht e mbrojtur nga Ligji specifik i Shqipërisë, të përsiatet në një jerm të asaj që lexova, që është pjesë e përroit psikik të pashtershëm. Në mes të Thethit ka ngritur fshatin e tij të vogël turistik, pa leje, ndërkohë për zonjën Gjeli kjo nuk përbën vepër penale. Zonja Gjeli është një kulminacion i një zinxhiri hallkash të përbëra nga vendime skandaloze të prokurorëve.
I kam kërkuar Ministrisë së Drejtësisë të kërkojë ndaj zonjës Gjeli, e cila ka vënë në baltë shtetin, qytetarët, dhe të gjithë ato struktura që përpiqen të ruajnë kufijtë e ligjit dhe është e padenjë për t’u paguar si prokurore. Kam kërkuar që çështja e saj ti përcillet KLP, i cili duhet të shikojë dëmin e madh që ka sjell mofillimi i çështjes penale dhe të gjykojë pastaj Gjeli është apo jo e denjë për tu paguar nga taksat e qytetarëve. Paguhen më shumë se mjekët dhe mësuesit, me shumë se efektivët e policisë, dhe nga ana tjetër tradhtojnë me paturpësi interesat e Shqipërisë dhe qytetarëve të këtij vendi.
Komente