Me Çmimin Nobel në Fizikë janë shpërblyer tre shkencëtarë të lindur në Britani, për zbulimin e formave të çuditshme të materies.
David Thouless, Duncan Haldane dhe Michael Kosterlitz, do të ndajnë çmimin prej 727, 000 Sterlina.
Ata u emërtuan në një Konferencë Shtypi në Suedi, dhe iu bashkuan në një liste prestigjioze prej 200 fizikanëve të tjerë të lauruar që nga viti 1901.
Komiteti i Çmimit Nobel tha se vepra ka “hapur derën për një botë të panjohur”.
Kur materia është shumë e ftohtë ose shumë e rrafshët, shkencëtarët nisën të shikojnë një sjellje të pazakontë të atomeve.
Ky fenomen e plotësonte më shumë fazën familjare të materies, veçanërisht kur gjërat ndryshojnë nga gjendja e ngurtë në gjendje të lëngët ose të gaztë.
Zbulimi i laurantëve ka ndihmuar për dizainimin e materialeve.
(BBC)