Të paktën 74 persona kanë mbetur të vdekur nga zjarret afër Athinës- njoftoi para pak minutash televizioni CNN Grek në Athinë.
Zjarret më vdekjeprurëse kanë goditur vendin, që nga flakët që dogjën Peloponezin jugor në gusht të vitit 2007, ku humbën jetën disa.
Autoritetet, orët e fundit kanë njoftuar për një ‘bilanc’ të lartë të fatkeqësisë:
Përveç 74 jetëve të humbura, janë plagosur 23 fëmijë dhe 164 të rritur.
715 persona janë evakuar, shumica nga province e Matit.
Veritas.com.al/