Një sondazh i ri i CNN ka konstatuar se më shumë amerikanë mendojnë se vendi po shkon më mirë me presidentin Trump. Gjitahstu sondazhi i CNN tregon se Presidenti Trump po merr më shumë aprovim për mënyrën se si po i trajton çështje të ndryshme.
Sondazhi i kryer nga CNN/SSRS zbulon se mbështetja për Trump ka dalë “nga nën ujë” në lartësi, nga 41 në 53 përqind opinion pozitiv.
Në çështje specifike, të gjithë shifrat po ngjiten lart.
Për shembull, 40 për qind e amerikanëve miratojnë se si Trump po trajton emigracionin. Kjo shifër në muajin shkurt ndodhej në nivelin 36 për qind.
Sot 42 për qind e amerikanëve aprovojnë qëndrimin e Trump në çështjet e punëve të jashtme, nga 39 që ishte në Mars.
52 për qind aprovojnë trajtimin e çështjeve ekonomike nga Trump; shifër që është rritur me 4 për qind që nga muaji Mars. Shtëpia e Bardhë shpesh ka vënë gishtin në numrin e të papunëve dhe në bursa si një tregues të efektivitetit të politikave të Trump. Muajin e kaluar, sipas raportimeve, shkalla e papunësisë është në rënie deri në shifrën e ulët 3.9 për qind.
Sondazhi, i kryer gjatë kohës nga 2 deri në 5 Maj, gjeti se 57 për qind e njerëzve besojnë se vendi është duke shkuar ndershmërisht mirë, ose shumë mirë; me një rritje prej 8 për qind nga muaji Shkurt. Ndërkohë, 40 për qind e njerëzve mendojnë se vendi nuk po shkon mirë.
Sondazhi ka pyetur 1,015 persona dhe ka parashikuar një marzh gabimi prej 3.6 pikë në përqindje..
Rezultatet e sondazhit vijnë në një moment kur presidentit Trump i duhet të marrë disa vendime të rëndësishme mbi punët ndërkombëtare. Të Martën ai do të vendosë nëse do tí japë fund paktit bërthamor me Iranin. Ndërsa pritet që në pak javë, Trump të takohet me liderin e Koresë së Veriut Kim Jong Un për çarmatimin nuklear të shtetit komunist.
Në frontin ekonomik, Shtëpia e Bardhë ka dërguar një delegacion gjatë fundjavës për të diskutuar tregjet mes dy shteteve.
Veritas.com.al/