Rrjeti televiziv amerikan, CNN ka renditur Shqipërinë mes 12 alternativave për t’u vizituar këtë verë, si destinacion turistik i qëndrueshëm, mes bregdetit fantastik, natyrës dhe trashëgimisë kulturore.
Shkrimin e CNN e ka shpërndarë në rrjetin social “facebook” edhe kryeministri, Edi Rama.
CNN nuk është media e parë prestigjoze që shkruan për Shqipërinë dhe bukuritë e saj natyrore, pasi prej kohësh media të vendeve të ndryshme zgjedhin të shkruajnë për vendin tonë.