Vlerësimi miratues ndaj Presidentit Donald Trump ndodhet tani në shifrën 42 për qind, sipas sondazheve të CNN.

Sondazhi tregon se miratimi për presidentin është rritur me tetë pikë që nga muaji shkurt. Të dy së bashku: Aprovimi nga Republikanët dhe nga të pavarurit është rritur me gjashtë pikë.

Tetëdhjetegjashtë për qind e Republikanëve dhe dyzetenjë për qind e të pavarurve miratojnë mënyrën se si Trump po e mban presidencën e tij.

Sipas sondazhit, Trump ndodhet në gjurmë të vetëm dy presidentëve amerikan, Ronald Reagan dhe Barack Obama me katër pikë në fillim të mandatit të tyre.

Sondazhi tregon se Trump vazhdon të marrë vlerësimet më të forta në ekonomi- 48 për qind miratim, me 45 për qind mos- aprovim.

Sondazhi i CNN është drejtuar nga SSRS më 22- 25 Mars mes kampionëve kombëtarë të 1,014 të rritur me plus ose minus 3.7 për qind gabim në diferencë.

Veritas.com.al/