(FOTO: Kellyanne Conway)/

Kellyanne Conway, ndihmësja e parë e presidentit Donald Trump për shtypin, ka debatuar me Jake Tapper  pasditen e të martës, pasi gazetari i CNN e ka ngacmuar Conway rreth deklaratave të tij “të pavend” dhe sulmet e tij ndaj medias.

Conway e ka mbrojtur administratën, duke thënë se ajo ka një “konsideratë të lartë për faktet e përmendura” dhe gjithashtu tha se CNN nuk jep “lajme të rreme” edhe pse Trump e ka akuzuar herë pas here se kanë nxjerrë në dritë histori të pavërteta.

“Nuk mendoj se CNN jep lajme të rreme,” tha Conway. “Mendoj se ka lajme kudo, të printuara, në televizion, në radio, në të biseduarin e përditshëm që nuk janë të kontrolluara mirë dhe shumë herë janë të bazuara në fakte të pavërteta.”

Tapper i bëri Conway-t pyetje të ashpra, veçanërisht duke ushtruar presion mbi të rreth pretendimeve të pavërteta të presidentit Trump të ditës së martë, ku ai thoshte se shkalla e vrasjeve në SHBA është “më e larta nga 45 në 47 vite.”

“Faktet janë kokëforta shpeshherë, dhe kur ne publikojmë diçka që jo qëllimisht nuk është e vërtetë, atëherë ne kthehemi në një burim që nuk besohet dhe aq lehtë; kjo përbën një problem,” thotë Tapper.

Conway pas kësaj tentoi ta ndryshonte temën e bisedës tek kriticizmi që ajo ka marrë nga mediat e ndryshme, ndërkohë që ajo mbron idenë se është “personi më i hapur i shtypit të Shtëpisë së Bardhë”.

“Nuk po sulmohem nga media që përfshin rrjetet e lidhura me ju. Unë thjesht do vazhdoj të bëj punën time,” thotë Conway. “Erdha në Shtëpinë e bardhë për t’i shërbyer presidentit që i shërben popullit.”

Ndërkohë që presidenti Trump dhe ndihmësit e tij kanë patur një marrëdhënie të bazuar në kundërshti të shpeshta me CNN, tensioni është përshkallëzuar dukshëm këto ditë.

/Veritas.com.al/