(FOTO: Tim Cook- kreu i “Apple”)/

Timothy Donald “Tim” Cook, aktualisht ështëshefi operacional i biznesit Amerikan “Apple”, trashëguar nga krijuesi i tij, Steve Jobs.

Tim Cook,  u kërkoi sot sipërmarrjeve të fushës së  teknologjisë që të krijojnë mënyra të reja për të luftuar kundër informacionit të rremë që synojnë të mashtrojnë lexuesit. Cook e kërkoi këtë në  një intervistë për të  përditshmen “Daily Telegraph”.

“Ne, sipërmarrjet teknologjike, duhet të krijojmë mjete për të ndihmuar në reduktimin e informacioneve të rreme”, deklaroi drejtuesi i gjigantit amerikan të informatikës për të përditshmen britanike. Ai shtoi se kjo duhet të bëhet pa cenuar lirinë e fjalës dhe lirinë e shprehjes.

“Ne po kalojmë një periudhë në të cilën, fatkeqësisht, ata që kanë sukses janë ata që punojnë për të marrë sa më shumë klikime të mundshme, jo ata që provojnë të transmetojnë të vërtetën. Kjo shkatërron trurin e njerëzve”, theksoi Tim Cook.

/Veritas.com.al/