Gazetarja Klodiana Lala në një lidhje telefonike për “Neës 24” ka treguar detaje për dosjen në ngarkim të Lulzim Bashës për “falsifikim dokumentesh”.

Gazetarja Lala shprehet se në lidhje me dosjen e Lulzim Bashës, është bërë debat në Prokurorinë e Tiranës. Nga tre prokurorët që kanë pasur dosjen në dorë, dy prej tyre e kanë firmosur atë, ndërsa një prej prokurorëve nuk ka firmosur.

Mësohet se prokurori që nuk ka firmosur prokurori Kol Hysenaj. Pikërisht Hysenaj nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës. Nuk dihet nëse ai donte që në dosjen e Bashës të kishte më tepër akuza apo nuk donte që të ketë akuza ndaj liderit opozitar.

“Dosja në ngarkim të Bashës dhe dy anëtarëve të PD është firmosur nga dy prokurorë. Elizabeta Imeraj dhe një grup prokurorësh kanë hetuar çëhtjen në ngarkim të Bashës. Mësohet se në Prokurori ka pasur debat për dosjen e Bashës, pasi tre prokurorët kanë pasur debat në lidhje me këtë rast. Mësohet se prokurori Kol Hysenaj nuk ka firmosur dosjen në ngarkim të Bashës.

Zonja Imeraj është në regjim spitalor dhe nuk mund të jetë në ambientet e Prokurorisë. Mbetet e paqartë pse dy prokurorë kanë firmosur, kurse një prokuror i tretë Kol Hysenaj nuk ka firmosur. Nuk dihet nëse zoti Hysenaj donte akuza më të rënda apo nuk donte që dosja të shkojë në gjyq. Debati ka qenë i ashpër, pasi ka çuar deri në ndarjen e tre prokurorëve, ku njëri prej tyre nuk ka qenë dakord me çuarjen e dosjes në gjykatë. Dosja nuk ka shkuar ende në gjykatë, pasi do 4-5 ditë derisa prokurorët ta bëjnë gati atë”, tha gazetarja Lala.

Veritas.com.al/