Në kuadër të respektimit të masave kufizuese, Policia e Shtetit ka vijuar identifikimin e shkelësve duke i gjobitur apo këshilluar ata.

Përmes Facebook, Policia publikon video kontrollet e sotme, teksa shton:

Shërbimet e Policisë së Shtetit kanë ushtruar dhe vijojnë të ushtrojnë kontrolle për zbatimin e një prej masave kufizuese, asaj të kufizimit të daljes vetëm në fashat orare 06:00 – 10:00 dhe 16:00 –18:00, për të gjithë qytetarët.

Në të gjithë vendin, prej orës 10:00 deri në këto momente janë ndëshkuar me masë administrative me vlerën 10.000 lekë secila, 165 shtetas, të cilët nuk kanë respektuar oraret kufizuese.

Policia e Shtetit apelon për të gjithë qytetarët që secili të kontribuojë për të parandaluar përhapjen e COVID-19, duke respektuar me rigorozitet masat kufizuese të ndërmarra për këtë qëllim.

https://www.facebook.com/1502420603377639/videos/2827951980765699/?t=0