Vazhdon rritja e rasteve të reja me koronavirus ne gjithe vendin, shtrimet ne Infektiv, rendimi i gjendjes se pacienteve dhe humbjet e jeteve.
Testimi i bërë në personat e dyshuar gjatë 24 orëve të fundit ka konfirmuar 99 raste të reja me COVID-19.
“Gjatë 24 orëve të fundit janë kryer 425 testime për të dyshuar të prekur me COVID19, nga të cilat janë konfirmuar 99 raste pozitive.
Shpërndarja gjeografike e rasteve është si vijon: 40 raste në Tiranë, nga 6 raste në Fier, Kavajë, nga 5 raste Dibër, Mirditë, nga 4 raste Krujë, Devoll, nga 3 raste Vlorë, Sarandë, Malësi e Madhe, nga 2 raste Durrës, Kurbin, Korçë, Elbasan, Lezhë, Has, Lushnje, Prrenjas, nga 1 rast në Kukës, Berat, Pogradec, Roskovec“, bën me dije ministria.
Ndërkohë në 24 orët e fundit janë shëruar 46 qytetarë, duke e çuar në 2137 numrin e të shëruarve që nga fillimi i epidemisë.
Në vendin tonë aktualisht janë 1610 persona aktivë me COVID 19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë, Durrës.
Situata paraqitet serioze ne Infektiv, nderkohe qe te shtruar ne dy spitalet, Infektiv dhe Sanatorium, jane 102 pacientë, 11 ne terapi intensive dhe 3 te intubuar.
Ministria bën me dije se një 44-vjeçare nga Tirana prej 10 ditësh e intubuar pa sëmundje shoqëruese nuk e ka fituar dot betejën me Covid-19.
Gjithashtu edhe një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjecare nga Vlora kanë humbur jetën si pasojë e Covid-19.
“Situata paraqitet serioze në spitalin infektiv, ku në 24 orët e fundit ka humbur jetën një 44 vjeçare nga Tirana, prej 10 ditësh e intubuar dhe pa sëmundje bashkëshoqëruese, perveç obezitetit.
Nuk e kanë fituar betejën edhe dy qytetarë, një 64 vjeçar nga Tirana dhe një 65 vjeçare nga Vlora me sëmundje bashkëshoqëruese.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i shpreh ngushëllimet familjarëve të të ndjerëve“, tha ministria.