Kryeministri Edi Rama ka vizituar shtëpinë e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë.

Rama u prit nga djali i ish-presidentit, i cili ndodhet në Gjykatën e Hagës, Endri Thaçi, në shtëpinë e tyre në Burojë të Skënderajt.

 Kreu i qeverisë shqiptare udhëtoi sot drejt Kosovës, ku nesër do të zhvillohet mbledhja e përbashkët mes dy qeverive, në Prishtinë.