![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/04/5e8612c039cfc91567198_920752491714135_6886669893777752064_o.jpg)
TIRANË- 5 persona të tjerë kanë lënë spitalin Infektiv në Tiranë pasi janë shëruar nga Covid-19.
Lajmin e ka bërë publik ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu me anë të një postimi në Facebook ku ka falenderuar edhe mjekët për punën e tyre të palodhur.
“5 pacientë kanë lënë sot spitalin Infektiv
Mjekët dhe infermierët që shihni në foto janë një pjesë e ekipit të palodhur të këtij spitali që po përballen ditë e natë, me sakrificë të jashtëzakonshme në luftë me COVID19
Deri tani 76 pacientë janë shëruar nga COVID19.” shkruan Manastirliu.