Shefqet Kastrati do të jetë zyrtarisht investitori kryesor i kompanisë mediatike “Euronews Albania”, pasi ka blerë 60% të aksioneve të kompanisë, të cilat i përkisnin biznesmenit shqiptar Theodori Çami.

Burime për Albanian Post pranë “Euronews” gjithsesi, mësojnë se asgjë nuk do të ndryshojë në aspektin menaxherial të medias ose në stafin e tyre.

Me këtë aspekt, merret kompania mëmë, gjigandi mediatik “Euronews”, të cilët zotërojnë edhe 40% të aksioneve të mbetura të filialit të Tiranës.

Në bazë të politikave të selisë qendrore të “Euronews”, e cila është me bazë në Lyon të Francës, çdo aspekt redaktorial dhe menaxherial kalon në filtrin e tyre.

E vetmja gjë që ndryshon pra, është fakti se “Euronews Albania” do të jetë tashmë pjesë e Kastrati Group.