Kryeministri Edi Rama ka shpalosur një plan me 7 pika për të përballuar situatën e krijuar nga CoVid 19. Kryeministri ka shpjeguar se të parët që do të mbështeten do të jenë më të dobëtit.
“Do të financojmë mbijetesën në luftë, të atyre nga ne që do të përfundojnë në kthetrat e armikut, atyre që nuk shkojnë në punë, atyre që pa biznesin e vogël mbijetojnë nesër. Këta janë ata që kanë më shumë nevojë në këtë moment, të tjerët jo vetëm që nuk duhet të kërkojnë, por të hapim nëse duhet të kalojmë në planin B. Të parët ata me halle reale nuk duhet ti lëmë vetëm, të dytët të bëjnë luftën e tyre si të gjithë të tjerët dhe ekonomikisht ndryshe nga të tjerët. Në planin A të impononim diçka nga vetja, si biznesi i madh apo kanë një pagë të lartë, por më bindën si mesazh i gabuar, ku do të dilte se shteti nuk ka para. Nuk do të prekim asnjë pagë përveç të këshillit të ministrave dhe deputetëve që do të marrin gjysmën e rrogës deri në fund. Presidentit haka e do që ti bëj një falenderim se po ndihmon si duhet me sa mundet. Plani ynë ka shtatë pika;
25 milion dollar për luftën në vijën e zjarrit që vihen në dispozicion të MSh për pajisje.
100 milion dollar për kompanitë që kanë vështirësi në pagimin e pagave.
65 milion dollar për personat më në nevojë, për biznesin e vogël, për papunësinë.
20 milion dollar në dispozicion të ministrisë së Mbrojtjes.
10 mld lekë për garanaci sovrane për kompanitë që kanë vështirësi për pagat
Do të fshihen kamat vonesat për debitorët deri në 150 milion dollar për dritat e ujin, përfitojë 211 mijë familje.
Do të riskedulojmë tatim fitimin për të gjithë biznesin nga 20 deri në 140 mijë dollar xhiro.” tha Rama.
Top Channel