![](https://veritas.com.al/wp-content/uploads/2020/08/uihyuiyiuy.jpg)
Ambasada Amerikane në Tiranë njofton se SHBA po siguron transport për 12 ekipe gjurmuese në Shqipëri, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes.
“Qeveria e Shteteve të Bashkuara, përmes USAID-it, po siguron transport për 12 ekipe gjurmuese, të cilët do të mbështesin strategjinë e Ministria e Shëndetësisë për të përshkallëzuar testimet për COVID-19, gjurmimin e kontakteve dhe mbikëqyrjen e sëmundjes. Strategjia u shpalos këtë javë nga Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manastirliu dhe mbështetja e USAID do t’u japë mundësinë ekipeve gjurmuese që të kryejnë këtë punë të rëndësishme në komunitete të largëta. #KrahPerKrah”.
VERITAS.COM.AL