Nga dita e nesërme (e premte) në orën 06:00 deri të dielën në mesnatë do të pezullohet edhe qarkullimi i automjeteve private në Tiranë, Durrës, Shkodër, Lezhë, Elbasan, Lushnje, Fier dhe Vlorë.
Pas kryeministrit Rama i cili deklaroi masat e ndërmarra kundër koronavirusit, kreu i Policisë së Shtetit, Ardi Veli ka thënë se të vetmet automjete që do të lëvizim do të jenë autoambulancat, automjetet që kryejnë funksione shërbimi shtetëror dhe ato që transportojnë mallra.
“Policia që prej ditës së djeshme janë duke kryer kontrolle në 66 pika. Në Tiranë Durrës Lezhë,Shkodër, Elbasan, Lushnje Fier e Vlorë etj. Kemi bërë kontroll me tablet që janë futur këto 15 ditë. Bëhet edhe regjistrimi i numrave të telefonit. Këshillohen dhe u tërhiqet vëmendje. Nëse nuk binden kanë gjobë 5 mijë euro. Duhet të vetëkarantinohen. Të mos dalin në qytet pasi nuk do ketë tolerancë. Edhe në sistem këto qytetarë gjenden direkt. Kemi 100 tableta online. Respektoni vetëkarantinimin. Deri më tani numri ka shkuar në 100 vetë të tjerë nuk kemi raste të përsëritura. Kjo është në interes të tyre dhe të gjithë të tjerëve. Para 30 minutash njoftuam për bllokimin e qarkullimit të mjeteve. Nga nesër në 6 të mëngjesit s;do të ketë transport të qytetarëve dhe ato individual. Në Tiranë në Durrës dhe Elbasan etj.., Respektoni këtë detyrim dhe të na mirëkuptojmë. Do të lejohen vetëm ambulancat mjetet që transportojnë mallra konsumi dhe medikamentesh. Ose mediat që janë të loguara dhe ata që janë me bexhin përkatës . Aeroportin e Rinasit. Të konfirmojnë ata për linjat e fluturimit. Orari i fluturimit duhet të jetë i saktë. Dhe nuk lejohet të lëvizin. “ tha kreu i Policisë së Shtetit.
Ata që presin të afërm të tyre që vijnë nga jashtë në Rinas. Duhet të telefonojnë 127 dhe 129 për të dhënë informacionet se nga ku do të zbres i afërmi i tyre.
Veritas.com.al/