Chris Ciaccia | Fox News

Shkencëtarët ende po mësojnë shumë rreth COVID-19 dhe si përhapet, por ata kanë mësuar se ai mund të transmetohet përmes “feces së aerosolizuar”, sipas një studimi të ri.

Studimi, i publikuar nga Shoqata për Profesionistë në Kontrollin e Infeksioneve dhe Epidemiologjisë, vëren se mund të transmetohet përmes një fenomeni të njohur si “kapaku i tualetit”, duke vendosur një rëndësi më të madhe që njerëzit të mbyllin kapakun e tualetit kur lëshojnë ujin për të larë wc.

“Studimet demonstrojnë se aerosolet potencialisht infektues mund të prodhohen në sasi të konsiderueshme gjatë shpëlarjes”, kanë shkruar studiuesit.

“Aerosolizimi mund të vazhdojë përmes lavazhit të shumëfishtë duke ekspozuar përdoruesit e mëpasshëm të shërbimeve higjenike. Disa nga aerosolet thahen për tu berë bërthama të piklave dhe mbeten në mëshirë të fatit në rrymat e ajrit. Sidoqoftë, asnjë studim nuk ka demonstruar në mënyrë të qartë ose hedhur poshtë lidhjen e sëmundjes me kapakun e tualetit, dhe domethënia e  rrezikut mbetet gjeresisht e pakarakterizuar ”.

Fox News ka arritur tek autori kryesor i studimit, David Johnson, me një kërkesë për koment.

Në një intervistë me Forbes, profesori i Universitetit Purdue i inxhinierisë mekanike Qingyan tha se ekziston një mënyrë shumë e lehtë për të ndihmuar në parandalimin e përhapjes së koronavirusit: ‘Mbyllni kapakun dhe më pas lëshoni ujin.’ ”

Që në mëngjesin e së Premtes, më shumë se 1 milion raste të koronavirusit janë diagnostikuar në të gjithë botën, duke përfshirë më shumë se 245,000 prej të cilave janë në Sh.B.A., vendi më i goditur në planet.

VERITAS.COM.AL