Kreu i Këshillit të Bashkisë së Kavajës, Ramazan Cara është ndarë nga jeta ditën e sotme si pasojë e koronavirusit.
Mësohet se Cara është ndarë nga jeta në moshën 57-vjeçare dhe prej dy javësh ishte nën kujdesin e mjekëve, por nuk arriti të fitonte betejën me COVID-19
Ndërkohë në vendin tonë prej disa ditësh vijon të ketë çdo ditë mbi 1 mijë të infektuar me koronavirus, ndërsa dyshohet se në vend janë futur edhe variantet e reja të këtij virusi vdekjeprurës.