Numri i i të prekurve në vend nga covid 19 ka shkuar në 55.
Gazetarja e Top Channel Alma Demiraj tha se janë shënuar vetëm 4 raste të reja në 24 orët e fundit.
“Sipas skenarit, pas spitalit Infektiv, spitali “Shefqet Ndroqi” do të kthehet në spital COVID-19
Jemi në terren çdo ditë për të vijuar gjurmimet e rasteve dhe kontaktet e personave që kanë rezultuar pozitivë.
Janë testuar në 24 orët e fundit 42 persona të dyshuar, qytetarë dhe personel shëndetësor, prej të cilëve janë konfirmuar 4 raste të reja me COVID-19. Deri në këto momente janë testuar 605 raste të dyshuara dhe prej tyre janë të konfirmuar pozitivë me COVID-19, 55 raste.
Veritas.com.al/