Nga burimet spitalore se është drejt shërimit pacienti i parë nga Koronavirusi në Shqipëri.

Tamponi i parë i pacientit ka dalë negativ bëjnë me dije të afërm të tij, raportonTop Channel.

Pas 48 orësh pritet edhe analiza e dytë, ku edhe do të konfirmohet përfundimisht.

Personi i cili është drejt shërimit është babai 54-vjeçar i djalit i cili njihet edhe si pacienti zero në Shqipëri.

Disa persona që kanë pasur kontakt me 28-vjeçarin, kanë rezultuar më pas me Koronavirus.

Lajmin e ka konfirmuar edhe zonja Manastirliu, ministre e Shëndetësisë.

 Veritas.com.al